Real Madrid: 100 milionë euro për Gareth Bejl

Real Madrid: 100 milionë euro për Gareth Bejl

  Ditën e djeshme tekniku i ri i skuadrës së Realit Madrid, Karlo Ançeloti pohoi se nuk kishte nevojë për prurje të reja në skuadër dhe se ishte shumë i kënaqur me ekipin të cilin e kishte në dispozicion. Por mesa duket Reali nuk e ka mbyllur akoma këtë merkato, sepse është edhe një emër

 

Ditën e djeshme tekniku i ri i skuadrës së Realit Madrid, Karlo Ançeloti pohoi se nuk kishte nevojë për prurje të reja në skuadër dhe se ishte shumë i kënaqur me ekipin të cilin e kishte në dispozicion.

Por mesa duket Reali nuk e ka mbyllur akoma këtë merkato, sepse është edhe një emër të cilin e duan të gjithë në skuadër e sidomos presidenti i klubit, Fiorentino Perez.

Bëhët fjalë për Uellsianin i cili aktualisht aktivizohet me Totenhem, Gareth Bejl.

100.000.000 € është shifra astronomike që Real Madrid do të jetë gati të derdhë në arkën e Totenhemit për të marrë shërbimet e Gareth Bejl.

Tek  Merenguesit, Bejl do të fitojë 10 milionë euro në vit (si Kaka), me një pagë të tillë që mbetet vetëm pas Kristiano Ronaldos.

Florentino Perez mund të gjejë edhe fondet e nevojshme nga shitja e lojtarëve të tillë si Garay, Albiol dhe Higuain. Argjentinasi është më i vlerësuari nga largimet e mundshme, me çmimin e 35-40 milionë eurove.

 

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar