Reagon SHB, nuk kemi planifikuar sulme në Siri

Reagon SHB, nuk kemi planifikuar sulme në Siri

SHBA-Shtëpia e Bardhë ka reaguar sot për mediat në lidhje me njoftimet e publikuara nga gazeta britanike ‘’Telegraph’’ sipas të cilës Uashingtoni dhe Londra ishin të gatshme për fillimin e operacioneve ushtarake në Siri. ‘’Presidenti amerikan , Barack Obama nuk ka marrë asnjë vendim për një angazhim në veprimtari ushtarake’’, thuhet në njoftimin zyrtar. Ndërkohë,

SHBA-Shtëpia e Bardhë ka reaguar sot për mediat në lidhje me njoftimet e publikuara nga gazeta britanike ‘’Telegraph’’ sipas të cilës Uashingtoni dhe Londra ishin të gatshme për fillimin e operacioneve ushtarake në Siri.

‘’Presidenti amerikan , Barack Obama nuk ka marrë asnjë vendim për një angazhim në veprimtari ushtarake’’, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm Britanik kishte deklaruar se veprime të mundshme kundër përdorimit të armëve kimike nga regjimi sirian mund të ndërmerreshin ‘’Pa unanimitetin e plotë të Këshillit të Sigurimit në OKB’’.

Një reagim të ngjashëm kishte bërë edhe kryeministri francez ku ka theksuar se komuniteti ndërkombëtarë nuk mund të lejonte krime të tilla kundër njerëzimit.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar