Disa ditë më parë me anë të një postimi në rrjetin social instagram, këngetarja e njohur Bebe Rexha hodhi akuza të rënda ndaj stilistëve. E shokuar nga pergjigjia e tyre që kishin refuzuar të vishnin atë ne ndarjen e ccmimeve “Grammy” ajo shprehet e indinjuar që kjo shkon pertej preferencave ndaj muzikës që ajo
Disa ditë më parë me anë të një postimi në rrjetin social instagram, këngetarja e njohur Bebe Rexha hodhi akuza të rënda ndaj stilistëve.
E shokuar nga pergjigjia e tyre që kishin refuzuar të vishnin atë ne ndarjen e ccmimeve “Grammy” ajo shprehet e indinjuar që kjo shkon pertej preferencave ndaj muzikës që ajo bën apo stilit të saj pasi arsyeja e mospranimit ishin format e saj trupore.
Ajo e ka cilësuar këtë si dekurajim i femrave për të dashur veten dhe ka mbyllur statusin e saj duke thënë qe pavaresisht cdo mase duhet të ndihemi të bukura. Nuk ka vonuar reagimi i Demi Lovatos përmes Tëitter, e cila ka shprehur dakortësinë e asaj qe Bebe thotë dhe madje e ka vlerësuar për faktin që ka zgjedhur te ngrejë zërin kundrejt këtij fenomeni shqetësues me të cilat femrat e kësaj epoke hasin dita-ditës. “Të dua ty që fole dhe përdore zërin tënd”, – ka shkruar Demi, reagim i cili nuk ishte i pari për të ndaj forcës së femrës.
Me poshtë do të gjeni reagimin e plotë te kengëtares:
https://www.instagram.com/p/Bs58lMqHtrk/
J. Velia
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *