Reagon Balla: “Dezertimi” është vepër penale

Reagon Balla: “Dezertimi” është vepër penale

Taulant Balla,  deputeti i Partisë Socialiste, akuzoi sot Policinë e Shtetit dhe kreun e saj, Hysni Burgaj se nuk po kryejnë detyrën, duke i lënë kështu vend krimeve Balla i është referuar grabitjes me maska në Pukë, ku mbetën 5 persona të plagosur edhe grabitjen e një dite më parë, ku një familje nga Ulqini

Taulant Balla,  deputeti i Partisë Socialiste, akuzoi sot Policinë e Shtetit dhe kreun e saj, Hysni Burgaj se nuk po kryejnë detyrën, duke i lënë kështu vend krimeve

Balla i është referuar grabitjes me maska në Pukë, ku mbetën 5 persona të plagosur edhe grabitjen e një dite më parë, ku një familje nga Ulqini i Malit të Zi, denoncoi një rast të rëndë grabitje në në Rrugën e Kombit.

Ai i kërkon Burgajt që të marrë menjëherë masa për parandalimin e këtyre krimeve pasi në të kundërt, do të të jetë ai që do të mbajë përgjegjësi sëbashku me drejtuesit e tjerë të Policisë së Shtetit.

“Nga Hysni Burgaj i pari dhe te tjeret me radhe duhet ta dine se çdo forme “dezertimi” ne perballjen me krimin eshte veper penale. Moskryerja e detyres nga Policia po i lejon terren elementeve kriminale. Policia e Shtetit te vendose kontrolle ne te gjitha akset rrugore problematike duke vene ne dispozicion edhe njesite e saj speciale, ndersa departamenti i Policise kriminale te hetoje dhe ndaloje personat e maskuar qe zbrazen arme edhe mbi femije. Forca e shtetit dhe e ligjit duhet te bjere fort mbi keta elemente kriminale qe po perfitojne nga kjo periudhe tranzicioni pushteti.”- shkruan Balla në faqen e tij në Facebook.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar