Raul: 120 milionë shumë para për Bejl, mbështes Ançelotin për titullin kampion

Raul: 120 milionë shumë para për Bejl, mbështes Ançelotin për titullin kampion

Ish futbollisti dhe ylli i Real Madridit tashmë sulmues i Al-Sadd, Raul Gonzales është shprehur se 120 milionë euro për Garet Bejl yllin e Totenhemit janë shumë. “Bejl është një lojtar i mrekullueshëm. E kuptoj se bordi i Real Madridit punon fuqishëm për të grumbulluar ekipin më të mirë të mundshëm. Por çmimi është shumë


Ish futbollisti dhe ylli i Real Madridit tashmë sulmues i Al-Sadd, Raul Gonzales është shprehur se 120 milionë euro për Garet Bejl yllin e Totenhemit janë shumë.

“Bejl është një lojtar i mrekullueshëm. E kuptoj se bordi i Real Madridit punon fuqishëm për të grumbulluar ekipin më të mirë të mundshëm. Por çmimi është shumë i lartë”, tha Raul.

Po ashtu veterani Madrilen, ka shprehur mbështetjen e tij për Karlo Ançelotin në “luftën” për titullin kampion që në vitin e parë. Duhet thënë se Reali sezonin e kaluar e përfundoi 15 pikë pas Barcelonës.

Ndër të tjera Raul tha: “Jose Mourinho ka bërë një punë shumë të mirë me ekipin, por Carlo Ancelotti është një prej më të mirëve në botë. Barcelona ka lojtarë të shkëlqyeshëm, andaj dy ekipet do të shtyjnë njëri-tjetrin deri në limite këtë vit”.

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar