Rasmussen dënon sulmin ndaj pjesëtarit të EULEX-i

Rasmussen dënon sulmin ndaj pjesëtarit të EULEX-i

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka dënuar sulmin ndaj EULEX-it, i cili ka çuar në vdekjen e një pjesëtari lituanez të misionit evropian. “Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjen dhe të dashurit e pjesëtarit të ndjerë të EULEX-it, për të gjithë anëtarët e misionit të EULEX-it, si dhe për popullin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka dënuar sulmin ndaj EULEX-it, i cili ka çuar në vdekjen e një pjesëtari lituanez të misionit evropian.

“Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjen dhe të dashurit e pjesëtarit të ndjerë të EULEX-it, për të gjithë anëtarët e misionit të EULEX-it, si dhe për popullin dhe Qeverinë e Lituanisë. Të plagosurve u dëshiroj shërim të shpejtë”, ka thënë Rasmussen.

Rasmussen në një deklaratë për mediat tha se KFOR-i do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur mandatin e tij, për të kontribuar për një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe për lirinë e lëvizjes në Kosovë.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar