Raporti: Pasuria e shqiptarve bie me 36% që prej vitit 2008

Libri mbi të dhënat për Pasurinë Globale, i hartuar nga Insituti i Credit Suisse, tregon se pasuria neto e shqipëtarve ra me 36% që prej krizës të vitit 2008, duke e renditur Shqipërinë si një vend me të ardhura të ulëta të mesme për vitin 2013. Sipas këtij raporti, në vitin 2013, çdo shqiptar ka

Libri mbi të dhënat për Pasurinë Globale, i hartuar nga Insituti i Credit Suisse, tregon se pasuria neto e shqipëtarve ra me 36% që prej krizës të vitit 2008, duke e renditur Shqipërinë si një vend me të ardhura të ulëta të mesme për vitin 2013.

Sipas këtij raporti, në vitin 2013, çdo shqiptar ka 1.780 dollarë në pasuri financiare 8.390 dollarë në pasuri jofinanciare dhe 647 dollarë borxh.

Nga viti 2000-2013 pasuria për frymë e shqiptarve është trefishuar nga 3.086 dollarë në 9.450 dollarë.

Gjithashtu në raport thuhet se 72.1% e shqiptarve kanë një pasuri prej më pak se 10 mijë dollar, 26.6 përqind kanë një pasuri nga 10 mijë deri në në 100 mijë dollar dhe vetëm 0.7% kanë një pasuri prej 100 mijë deri në 1 milion dollar.

Pasuria për frymë e shqiptarve u rrit me shpejtësi nga 3.086 dollarë në 14.821 dollarë nga viti 2000 deri në vitin 2007, ku pjesën më të madhe e zinte pasuria jo-financiare e cila u rrit nga 2.542 dollarë në 12.537 dollarë.

Ndërsa të ardhurat për frymë të shqiptareve nisën një rënie nga viti 2008 deri në vitin 2010 me krizën financiare botërore. Gjatë kësaj periudhe të ardhurat për frymë në këtë periudhë ranë me 5.797 dollarë nga 14.821 dollarë në 9.024 dollarë.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar