Raporti i SHISH: Përgjohen Rama, Meta Basha ambasadorë, deputetë e gazetarë

0

Zbulohen detaje nga Komisioni parlamentar i Sigurisë për punën e SHISH, në të cilat përfshihen data të përgjimit si dhe emra të politikanëve, ambasadorëve gazetarëve nën përgjim.

Të dhëna nga raporti i Shërbimit Informativ Shtetëror tregojnë se janë përgjuar figura publike dhe politike si Kryeministri Rama, Kreu i Kuvendit Meta apo edhe Kreu i opozitës, Basha. Sipas raportit përgjimi i tyre nuk është bërë në mënyrë të qëllimshe, por kanë rënë pre e tij pasi kanë biseduar me personazhe që kanë qënë nën survejimin e këtij shërbimi.

Bëhet e ditur se përgjimet janë kryer nga dhjetori 2012 deri në korrik 2014. Spas listës figurojnë të regjistruar 25 deputetë. Sipas të dhënave të zbuluara ditën e djeshme ne emisionin “Opinion” Blendi Fevzi, politikanët e përgjuar janë:

Nga e majta 
Edi Rama
Ilir Meta
Sajmir Tahiri
Erjon Veliaj
Tom Doshi
Paulin Sterkaj
Armando Prenga
Taulant Balla
Ben Blushi
Besnik Bare
Pjerin Ndreu
Mark Frroku
Ilir Beqaj

 

Nga e djathta 
Lulzim Basha
Ilir Rusmali
Astrit Patozi
Sokol Ollashi

 

/Objektiv.al/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here