Raporti i OKB-së, njeriu shkaktar i ngrohjes globale

Raporti i OKB-së, njeriu shkaktar i ngrohjes globale

  Ngrohja globale po ndodh dhe kjo është e padiskutueshme. Në këtë përfundim ka mbërritur raporti i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimaterike i ngritur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Në raportin prej 2200 faqesh, të publikuar sot në Stokholm, thuhet me siguri prej 95 përqindësh se njeriu është shkaktari i ngrohjes globale. “Njeriu është shkaku kryesor

 

Ngrohja globale po ndodh dhe kjo është e padiskutueshme. Në këtë përfundim ka mbërritur raporti i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimaterike i ngritur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Në raportin prej 2200 faqesh, të publikuar sot në Stokholm, thuhet me siguri prej 95 përqindësh se njeriu është shkaktari i ngrohjes globale. “Njeriu është shkaku kryesor i rritjes së cdo vit të mesatares së temperaturave që nga viti 1950”, vlerëson raporti.

Paneli paralajmëron se nëse vazhdohet me këtë ritme të emëtimit të dioksidit të karbonit në atmosferë temperaturat do të vazhdojnë të rriten dhe kjo do të reflektohet në të gjitha aspektet e tjera të sistemit klimaterik.
Në 15 vitet e fundit, ngrohja globale është ndalur disi, por kjo sipas studiuesve të OKB-së është e përkohëshme për t’u reflektuar tek ndryshimet afatgjata të klimës.

Dokumenti analizon ndryshimin e kohës së stuhive, sasinë e reshjeve, thatësirat  si dhe fenomene të tjera ekstreme të motit.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar