Raporti i Moody’s: Ekonomia shqiptare vlerësohet me notë pozitive

Moody’s, një prej agjencive më të njohura të vlerësimit të riskut në botë, jep vlersimin me gradën “B” për vendin tonë. Ky vlerësim vjen si pasojë e ecurisë pozitive të ekonomisë përsa i përket këtij viti. Gjithashtu kjo agjenci konfirmon se Shqipëria ka një pritshmëri “Stable” në të ardhmen ekonomike. Makroekonomija e vendit ka qenë

Moody’s, një prej agjencive më të njohura të vlerësimit të riskut në botë, jep vlersimin me gradën “B” për vendin tonë. Ky vlerësim vjen si pasojë e ecurisë pozitive të ekonomisë përsa i përket këtij viti. Gjithashtu kjo agjenci konfirmon se Shqipëria ka një pritshmëri “Stable” në të ardhmen ekonomike.

Makroekonomija e vendit ka qenë pozitive në këtë periudhë të vitit ndërsa gjysma e dytë e vitit vlerësohet si më potencialja për rritjen ekonomike. Duke dhënë kështu një dëshmi me kredibilitet të ekonomisë Shqiptare në një kohë kur Evropa dhe rajoni vazhdojnë të përjetojnë goditjet e krizës financiare.

Sipas Moody` s pavarësisht optimizmit Shqipëria e ka të nevojshme që të vijojë progresin e reformave dhe përmirësimet në disa sektorë si dhe forcimin e mëtejshëm të institucioneve.

Ky raport jo vetëm është një vlersim por gjithashtu dëshmi e kredibilitetit të vendit për stabilitetin makro-ekonomik, politikat dhe reformat ekonomike në mbështetje të biznesit, përmirësimit te mjedisit fiskal dhe vazhdimësisë së reformave ne vend.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar