Raporti i Freedom House: Në Shqipëri problem sistemi gjyqësor dhe korrupsioni

Organizata Freedom House ka publikuar raportin vjetor “ Vendet në Tranzicion” për 29 vendet në zhvillim, në rajonin e Evropës Qëndrore dhe Euroazisë. Sipas raportit Shqipëria dhe Kosova kanë bërë përparim të lehtë krahasuar me vitin e kaluar. Për Shqipërinë, kanë ndryshuar pozitivisht vlerësimet për kategoritë e “Procesit elektoral” dhe “Qeverisjes demokratike në nivel qendror”.

Organizata Freedom House ka publikuar raportin vjetor “ Vendet në Tranzicion” për 29 vendet në zhvillim, në rajonin e Evropës Qëndrore dhe Euroazisë.

Sipas raportit Shqipëria dhe Kosova kanë bërë përparim të lehtë krahasuar me vitin e kaluar.

Për Shqipërinë, kanë ndryshuar pozitivisht vlerësimet për kategoritë e “Procesit elektoral” dhe “Qeverisjes demokratike në nivel qendror”. Të dy këta sektorë janë përmirësuar me 0.25 pikë, në një shkallë nga 1 në 7.

Ndërsa pesë fushat e tjera si: “Shoqëria civile”, “Media e pavarur”, “Qeverisja demokratike në nivel lokal”, “Kuadri ligjor dhe pavarësia e gjyqësorit” dhe “Korrupsioni” nuk kanë ndryshuar krahasuar me vitin e kaluar.

Gjithashtu raporti tregon se “Shqipëria arriti ndryshim pozitiv për herë të parë që nga viti 2008, falë zgjedhjeve parlamentare” të muajit qershor vitin e kaluar dhe “transferimit paqësor të pushtetit qëndror.

Megjithatë drejtoresha e këtij raporti, Sylvana Kolaczkoëska thotë se Shqipëria duhet të punoj shumë mbi korrupsionin pasi është një fenomen që ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve.

 /Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar