Raporti i Freedom House: Korrupsioni në Shqipëri po thellohet, demokracia në rënie

Në vlerësimet më të fundit të Freedom House për Ballkanin ku përshihet edhe Shqipëria theksojnë se korrupsioni në këtë rajon ka vazhduar të thellohet pavarëshit nga presioni i Bashkimit Europian dhe institucionet ndërkombëtare për të forcuar pavarsinë e gjygjsorit. “Vendet e Europës Qëndrore dhe Azinë Qëndrore janë gjithnjë e më shumë duke u sunduar nga

Në vlerësimet më të fundit të Freedom House për Ballkanin ku përshihet edhe Shqipëria theksojnë se korrupsioni në këtë rajon ka vazhduar të thellohet pavarëshit nga presioni i Bashkimit Europian dhe institucionet ndërkombëtare për të forcuar pavarsinë e gjygjsorit.

“Vendet e Europës Qëndrore dhe Azinë Qëndrore janë gjithnjë e më shumë duke u sunduar nga qeveri autokratike, të cilat kanë pak konsideratë për demokracinë,” thuhet në raportin e organizatës Freedom House.

Ky raport e vlerësoi Shqipërinë në shkallën, 5.00-5.25, për pjesën e pandëshkueshmërisë dhe nivelit të korrusionit. Vlerësimi nis me 1 për vendet me progresin më të madh, në 7 për treguesit më të ulët.

Për Shqipërinë raporti nënvizon probleme me gjygjsorin dhe pavarsinë e tij, duke iu referuar proceseve për zyrtarë të lartë. Sipas raportit, viti 2012 është cilësuar si viti i konsolidimit të pushtetit për kryeministrin Sali Berisha dhe PD-në. “Gjatë kësaj kohe u larguan kundërshtarët e përceptuar nga pozitat kyçe dhe u zëvendesuan ata me të emëruar te rinj”- thuhet ne raport.

Problematika e parashtuar në vlerësimet e Freedom House ëshë niveli i lartë i korrupsionit në këto vende. “Gazetarët, sidomos ata që mbulojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, përballen me presion politik, kërcënime dhe sulme. Si dëshmi të këtyre vendeve numërohen Shqipëria, Bosnja dhe Kosova”, thuhet në raport.

Analiza vjetore e zhvillimit demokratit në vendet e Eropër Qëndrore dhe Azisë Qëndrore theksojnë se ka pasur “përkeqësim të dukshëm” të kushteve për shoqërinë civile në të gjithë Euroazinë.

/Rovena Dupi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar