Raporti i DASH: Shqipëria burim i trafikimit të qenieve njerëzore

Raporti vjetor për trafikimin e qënieve njerëzore për vitin 2013 të Departamentit Amerikan të shtetit paraqet një situatë jo shumë pozitive për vendin tonë rreth kësaj çështje duke fajësuar qeverinë shqiptare. Sipas këtij raporti gra,burra dhe fëmijë shfrytrëzohen për qëllime seksuale dhe për punë të detyruar në brenda vendit po ashtu edhe në shtete të

Raporti vjetor për trafikimin e qënieve njerëzore për vitin 2013 të Departamentit Amerikan të shtetit paraqet një situatë jo shumë pozitive për vendin tonë rreth kësaj çështje duke fajësuar qeverinë shqiptare.

Sipas këtij raporti gra,burra dhe fëmijë shfrytrëzohen për qëllime seksuale dhe për punë të detyruar në brenda vendit po ashtu edhe në shtete të tjera si Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Belgjikë, Hollandë, Gjermani, Zvicër dhe Angli.

Pavarësisht përpjekjeve në raport thuhet se qeveria nuk ka marrë masa të rrepta për ta minimizuar këtë fenomen dhe për këtë arsye Shqipëria vendoset në Listën e Vëzhgimit “Grupi 2”.

Gjithshtu ky raport kritikon qeverinë shqiptare për heqjen e koordinatorit kombëtar kundër trafikimit, i cili në bashkëpunim me OJQ-të punonte për të zhvilluar mekanizmin kombëtar të trafikimit dhe për procedurat standarte të veprimit. Moszëvendësimi ı koordınatorit e ka lënë bosh këtë pozicion për pesë muaj.

Pezullimi i funksionimit të këtij institucionit, nga ana tjetër disa ministri nuk caktuan përfaqësues  dhe mungesa e koordinimit pengoi zbatimin e ligjit kundër trafikimit. Ndihma për fëmijët viktima nuk ka qenë e vazhdueshme.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar