Raporti Global, Shqipëria e fundit në Europë për barazinë gjinore

0

Sipas raportit te fundit te forumit global te ekonomisë Shqipëria është vendi i fundit ne Evrope sa i takon barazisë gjinore. Ne hartën e botes vendi ynë ngjyroset me portokalli, ku kategorizohen ato shtete qe femrat kane me pak te drejta. Ky raport e vendos Shqipërinë ne vendin e 108 nga 136 shtete, pra ne te njëjtën liste me vendet e botes arabe si Egjipti, Siria, Arabia Saudite, Jordania, Jemeni e Sudani.

Ne analizën e detajuar për Shqipërinë, kujdesi shëndetësor është kategoria ku femrat shqiptare kane marre pikat me te ulëta duke u renditur dy vende nga fundi. Këtu ne jemi vlerësuar me 0.9 pike ne vendin e 134. Pavarësisht se është bere shume zhurme për te ashtuquajturin 30% i femrave ne politike, sipas këtij raporti, kjo është kategoria e dyte me pak e vlerësuar. Ne fakt, ky kriter nuk është respektuar pasi  vendi ynë ka vetëm 24 deputete femra nga 140 gjithsej.

Një shenje pozitive është se qeveria aktuale, është e para me një përfaqësim te gjere te femrave ne poste ministrore, me gjashte te tilla. Këtu vendi ynë renditet ne vendin e 87 me 0.6 pike. Ne krye te listës sa i takon barazisë gjinore edhe për këtë vit është Islanda, e ndjekur nga vendet nordike Finlanda, Norvegjia dhe Suedia. Kjo renditje mbyllet nga Jemeni, i vlerësuar si vendi ku femrat gëzojnë me pak liri ne bote.

/Elta Liksenaj/ 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here