Në raportin më të fundit të Kombeve të Bashkuara rezulton se Shteti Islamik (IS) ka bërë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut përmes krimeve makabre disa prej tw cilave i ka të filmuara për të gjithë botën. Rapori i përbashkët i Misionit të Asistencës së OKB-së për Irakun dhe Zyrës së Komisionerit të
Në raportin më të fundit të Kombeve të Bashkuara rezulton se Shteti Islamik (IS) ka bërë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut përmes krimeve makabre disa prej tw cilave i ka të filmuara për të gjithë botën. Rapori i përbashkët i Misionit të Asistencës së OKB-së për Irakun dhe Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të drejtat e Njeriut të bërë publik ditën e djeshme, paraqet shkelje të të drejtës ndërkombëtare dhe të abuzimeve në një periudhë kohore nga 6 korrik deri më 10 shtator.
Veprat e kryera nga to janë egzekutime masive, rrëmbim të grave dhe vajzave si skllave të seksit dhe përdorim të fëmijëve si luftëtarë. Po ashtu në raport theksohen sulmet ajërore në Irak si përgjegjëse për humbjen e jetëve ndër rradhët e civilëve. Numërohen rreth 10000 mijë njerëz të vrarë në Irak nga militantërt e IS vetë në muajin shtator dhe 1.8 milionë irakianë kanë braktisur shtëpitë e tyre.
Ndërkohë autoritetet shëndetësore në Irak vetëm ditën e djeshme raportojnë se janë shkaktuar rreth 60 viktima nga luftimet midis militantëve të shtetit Islamik dhe forcave qeveritare në veri të vendit.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *