Rama zhvillon takim informal me ministrat e rinj

0

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, zhvilloi sot në mesditë në selinë rozë një takim me dyer të mbyllura me ministrat e sapozgjedhur të kabinetit PS-LSI.

Në takimin që u mbajt një ditë pasi kreu i Partisë Socialiste publikoi emrat e kabinetit qeverisës morën pjesë vetëm ministrat e PS-së. Ndërsa 5 ministrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim mungonin. Takimi zgjati rreth një orë dhe në të është diskutuar për punësimet në administratë si dhe për punën që e pret qeverinë e re.

Nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar për qëllimin e këtij takimi me dyer të mbyllura, ndërkohë pritet që vetë selia rozë të bëjë të ditur detaje rreth qëllimit të këtij takimi dhe mungesë së ministrave të LSI-së në të.

STRUKTURA E QEVERISE “RAMA” (2013 – 2017)
Kryeministri Edi Rama
Zv/Kryeministri Niko Peleshi

MINISTRITE:
1. Ministria e Financave, Shkëlqim Cani
2. Ministria e Brendshme, Saimir Tahiri
3. Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli
4. Ministria e Jashtme, Ditmir Bushati
5. Ministria e Integrimit Europian, Klajda Gjosha
6. Ministria e Drejtësisë, Nasip Naço
7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj
8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri
9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni
10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto
11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti
12. Ministria e Shëndetësisë, Ilir Beqja
13. Ministria e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolli
14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj
15. Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro
16. Ministria e Mjedisit, Lefter Koka

MINISTRAT E SHTETIT:
17. Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito
18. Ministër për Çështjet Vendore, Blend Cuci
19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here