Rama: Vizita në Beograt, nuk ka ndryshuar asgjë, takim me shqiptarët e Preshevës. I gatshëm të takoj Nikoliçin

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk do të ketë asnjë ndryshim në axhendën e takimeve në Beograd. Në një intervistë për emisioni “Kapital” në Vizion Plus, Rama tha se në viztën dy dirore që është parashikuar të mbahet më 10 nëntor është i gatshëm të takohet dhe me Presidentin Tomislav Nikoliç. Më herët ky

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk do të ketë asnjë ndryshim në axhendën e takimeve në Beograd. Në një intervistë për emisioni “Kapital” në Vizion Plus, Rama tha se në viztën dy dirore që është parashikuar të mbahet më 10 nëntor është i gatshëm të takohet dhe me Presidentin Tomislav Nikoliç. Më herët ky i fundit është shprehur se Shqipërisë do t’i duhen dekada për tu bërë një shtet normal.  “Nuk kam problem të takohem me askënd. Nuk i përkas shkollës së vjetër sovjertike, po shkollës ku gjërat thuhen përballë.” Tha Rama

Më tej Rama shtoi se gjatë vizitës në Serbi do të zhvillojë edhe një takim me shqiptarët që jetojnë në luginën e Preshevës, takim i cili u vu në pikëpyetje nga autoritet serbe pas incidentit të ndodhur. Më herët ishte Kryeministri serb Vuçiç, I cili është shprehur se nuk është në dijeni të këtij takimi pasi Rama nuk e kishte njoftuar për vizitën në Preshevë.

Kryeministri, Edi Rama komentoi edhe vendimin e marrë nga UEFA për ndëshkimin e kombëtare 3:0 në tavolinë dhe gjobën prej 100 mijë eurosh., duke e cilësuar këtë vendim tërësisht të padrejtë. Rama u shpreh se Serbi duhet të ishte ndëshkuar fort për dhunën e ushtruar në fushën e blertë, të cilët vendosën në rrezik jetën e lojëtarëve.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar