Dy ditë pas protestës vjen dhe reagimi i Kryeministrit Rama, i cili në mbledhjen e grupit parlamentar socialist ai thotë se është i hapur për dialog. “Dialogu zhvillohet mbi tema të interesit kombëtar, publik, të përbashkët, e nëse në temën e drejtësisë opozita ka qenë në një pozicion antihistorik kjo është një përgjegjësi
Dy ditë pas protestës vjen dhe reagimi i Kryeministrit Rama, i cili në mbledhjen e grupit parlamentar socialist ai thotë se është i hapur për dialog.
“Dialogu zhvillohet mbi tema të interesit kombëtar, publik, të përbashkët, e nëse në temën e drejtësisë opozita ka qenë në një pozicion antihistorik kjo është një përgjegjësi e saj, por shpresoj dhe uroj që temën e reformës zgjedhore të ketë dialog, proces dhe një sens urgjence nga palët për të mos i lënë cështjet e reformës zgjedhore për momentin e fundit. Jemi të hapur dhe të gatshëm që edhe në tema të tjera që opozita të kërkojë dialog dhe mirëkuptim të mos jetë shumica jonë problemi”- shprehet Rama.
Por, Rama nuk harroi të komentonte edhe deklaraten e kryetarit të PD-aë Basha se drejtësia dhe qeveria është e kapur pas krimit.
“Fantazitë e ushqyera nga frika e një pjesw të spektrit politik dhe propaganda për me demek kapjen e drejtësisë janë dokrra. Janë dokrra se po të ishte ndryshe askush e jo më pastaj BE, apo SHBA, nuk do të lejonin shfaqjen më të vogël të përpjekjes për të kapur drejtësinë.
Kreu I qeverisë përmendi se vendi ynë është një hap larg për celjen e negociatave dhe se ky është një process që nuk ka shank të bllokohet apo pengohet. Konfirmimin se ditë të mira ëe presin Shqipërinë e mori në forumin e Davosit.
Në mbledhje është diskutuar gjithashtu për cështjet e bujqësisë dhe kontratave të ujsjells-kanalizimeve,por në asnjë rast,Rama nuk përmendi protestën e ditës së shtunë.
Përgatiti: E.B
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *