Rama: ”Ti heqim plehrat nga sytë e gjithkujt”

0

Parlamenti ka nisur seancën e sotme me diskutimin e Ligjit për Menaxhimin e Mbetjeve, që parashikon ndaljen e çdo lloj importi të mbetjeve me qëllim riciklimin.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Shqipërinë vendin më problematik në hartën e Evropës sa i përket menaxhimit të plehrave, duke thënë se asnjë mbetje nuk do të importohet deri në pastrimin e vendit.

“Shqipëria sot është vendi më problematik përsa i përket mbledhjes dhe trajtimit të plehrave në gjithë hartën e Europës. Dhe gjëja e mirë që ne mund të benim për Shqipërinë e rrënuar që trashëgojmë, është ndalimi i importit të cdo lloj mbeturine.

Plehrat në Shqipëri nuk do të hyjnë asnjëherë deri ditën kur Shqipëria do të jetë në gjendje të seleksionojë, të ndajë, të mbledhë, të përpunojë plehrat që prodhon vetë. Do t’i heqim plehrat nga sytë e gjithëkujt që në këtë vend e ftojmë të vijë për të shijuar bukuritë dhe për të shtuar fuqinë tonë të industrisë së turizmit”, tha Rama.
Ministri i Mjedisit Lefter Koka tha se qëllimi i ndryshimeve të propozuara në këtë ligj është pastrimi i mbetjeve që gjenerohen në vend përmes riciklimit.

“Administrimi i mbetjeve në Shqipëri është në nivel të ulët. Me sisteme për grumbullimin e mbetjeve të ngurta janë pajisur vetëm qytetet, por jo zonat rurale.

Aktualisht praktikohet shumë pak riciklimi. Kryesisht mbetjet asgjësohen në vendgrumbullimet e mbetjeve, të cilat nuk plotësojnë asnjë lloj kriteri, duke bërë të mundur ndotjen e mjedisit dhe rrezikimin e shëndetit të njerëzve”, thotë Koka.
Projektligji për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve u miratua në Parlament me votat e maxhorancës
te pastrimin e plehrave që gjenerohen në vend.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here