Kryeministri i vendit, Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Bruksel, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen. Rasmussen tha se është koha që Shqipëria ashtu si edhe vendet e tjera të Ballkanit të shohin drejt së ardhmes dhe jo në të kaluarën. Gjithashtu shtoi se,
Kryeministri i vendit, Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Bruksel, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen.
Rasmussen tha se është koha që Shqipëria ashtu si edhe vendet e tjera të Ballkanit të shohin drejt së ardhmes dhe jo në të kaluarën. Gjithashtu shtoi se, Shqipëria është një vend strategjik për NATO-n.
Ndërsa kryeministri shqiptar, Edi Rama u shpreh se, Shqipëria do të vijojë të jetë anëtare e NATO-s, duke dhënë kontributin dhe duke përmbushur detyrat e saj.
“Shqipëria do të jetë pjesëtare e kësaj organizate. Na është dashur një kohë e gjatë për t’u bërë pjestarë të NATO-s. Kemi marrë të gjitha përgjegjësitë për të kryer
këtë detyre, ne do të bëjmë më të mirën për të mbajtur lart reputacionin e kësaj organizate”, theksoi Rama.
Gjithashtu sot kryeministri i vendit pritet të vijojë takimet në Komisionin Europian.
Ai do të takohet me Presidentin Jose Manuel Barroso, Komisionerin për Zgjerim Stefan Fule dhe shefen e Diplomacisë Europiane, Catherine Ashton.
/Sonila Duka/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *