Rama takon kryeprokurorin Llalla

Rama takon kryeprokurorin Llalla

Pas takimit me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, të cilin e cilësoi pozitiv, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Takimi u mbajt në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme rreth orës 18:00 dhe zgjati përreth 1 orë. Duke e cilësuar si një takim pozitiv, Rama thekson se në fokus të

Pas takimit me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, të cilin e cilësoi pozitiv, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Takimi u mbajt në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme rreth orës 18:00 dhe zgjati përreth 1 orë. Duke e cilësuar si një takim pozitiv, Rama thekson se në fokus të bisedës me kryeprokurorin ishte bashkëpunimi institucional dhe influencën e krimit mbi vendin.

Në përfundim të takimit, kryesocialisti Rama nuk ka pranuar të ndalet përpara mediave, por preferoi ta komentojë takimin përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”.

“Me Prokurorin e Pergjithshëm per tematikën e bashkëpunimit institucional dhe influencën e krimit mbi vendin. Takim pozitiv”, komentoi Rama.

PS gjatë qeverisjes së demokratëve ka kritikuar dhe ka shprehur shqetësimin për situatën e kriminalitetit në vend.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar