Rama takon Erdoğan: “Mikpritje e shkëlqyer”

Rama takon Erdoğan: “Mikpritje e shkëlqyer”

“Mikpritje të shkëlqyer” e ka cilësuar Edi Rama takimin e tij me kryeministrin turk Recep Taip Erdoğan (Rexhep Taip Erdoan). Takimi, siç ishte paralajmëruar edhe më herët, u zhvillua ditën e shtunë dhe në të u diskutua rreth një plani të gjerë bashkëpunimi mes dy qeverive. “Rreth 2 orë e 30 minuta me kryeministrin Erdoğan e

“Mikpritje të shkëlqyer” e ka cilësuar Edi Rama takimin e tij me kryeministrin turk Recep Taip Erdoğan (Rexhep Taip Erdoan).

Takimi, siç ishte paralajmëruar edhe më herët, u zhvillua ditën e shtunë dhe në të u diskutua rreth një plani të gjerë bashkëpunimi mes dy qeverive.

“Rreth 2 orë e 30 minuta me kryeministrin Erdoğan e nje sërë ministrash të të dy palëve. Një plan i gjerë bashkëpunimi në proces. Mikpritje e shkëlqyer”, shkruan Rama në profilin e tij në Twitter dhe Facebook.

Rama, i cili pritet të marrë zyrtarisht postin e kryeministrit në shtator, ka shprehur gatishmërinë e qeverisë së tij për bashkëpunim me shtetin turk në një sërë çështjesh me interes të përbashkët.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar