Rama takohet me Fullanin

Rama takohet me Fullanin

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama vijon takimet me krerët e institucioneve më të rëndësishme të vendit. Sot  ai është takuar me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani , ku në fokus të bisedimeve do të jetë gjendja ekonomike në vend. Përi gati 90 minuta lideri i maxhorancës se re ka qëndruar në zyrën

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama vijon takimet me krerët e institucioneve më të rëndësishme të vendit. Sot  ai është takuar me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani , ku në fokus të bisedimeve do të jetë gjendja ekonomike në vend.

Përi gati 90 minuta lideri i maxhorancës se re ka qëndruar në zyrën e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani i cili i ka rezervuar ndryshe nga të tjerët një pritje që në hyrje të ndërtesës provizore të këtij institucioni.

Asnjëri prej protagonistëve të takimit nuk ka bërë komente për mediat, por lehtësisht kuptohet se tema e nxehtë e bisedës ka qënë niveli i borxhit që për të majtët ka qënë shqetësimi kryesor nga këndvështrimi opozitar.

Takimi, Rama- Fullani edhe pas deklatarës së kryeminsitrit të ardhshëm, Edi Rama për audit ndërkrombëtar të financave të shtetit, pjesë e së cilit, mësohet se do jetë edhe FMN.

Ndërkaq,  Ardian Fullami në konferecën e fundit për shtyp, kërkoi rikthimin e marrëdhënieve me FMN-në, që do të sillte një shtrëngim të politikave ekonomike në vend, duke nisur nga mosrrithjen  e rrogave dhe pensioneve apo rritje të taksave.

Megjithatë, kryetari i PS-së Edi Rama e kurseu një koment në twitter për bashkëbisedimin me Fullanin.

Por një reagim i PS-së për takimin ka ardhur në Facebook, nga një prej kritizerëve më të fortë për çështjen e financave dhe veçanërisht për guvernatorin Fullani.

Në rrjetin social Erjon Braçe shkruan: “Shpresoj qe Guvernatori te kete thene te verteten, por, me shume dua qe; Te kete marre pergjegjesine qe i takon per: gjithcka ka ndodhur me borxhin, financimin jashte cdo limiti ne shpezave elektorale te kryeministrit ne ikje, korrupsionin në sistemin bankar me produkt shifren alarmante te kredive te keqija”.

 

/Erilda sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar