Rama takim me qytetarët për taksat

0

Kryeministri Rama po zhvillon sot te liqeni artificial një takim me qytetarët. I cili gjatë fjalës së tij ka premtuar një kulturë të re marrëdhëniesh mes pushtetarëve dhe popullit. Kreu i qeverisë dha shpjegime nga afër për efektet që do të sjellë paketa fiskale.

Të pranishëm në takim janë edhe ministrat e Ekonomisë dhe Mjedisit, Lefter Koka dhe Arben Ahmetaj.

Kryeministri gjatë bisedës me qytetarët tha se është bërë një plan për vitin e ardhshëm, ku ka folur edhe për taksat. Ai theksoi se taksat do të ulen për ata që fitojnë më pak, sepse nuk është e drejtë që të gjithë të paguajnë të njëjtën taksë.

Rama gjiothashtu shtoi se buxheti përmbush premtimet dhe synon që të bëjë më shumë drejtësi, duke paguar më shumë ai që fiton më shumë. Sipas kryeministrit, taksat do të ulen për mbi 95 për qind për ata personave që kontribuojnë në buxhetin e shtetit.

/Ardiol Hoxha/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here