Rama takim me drejtuesit mbi situatën në Bankën e Shqipërisë

Tiranë- Kryeministri Edi Rama takon paraditen e sotme drejtuesit e Bankës së Shqipërisë për të diskutuar në lidhje me situatën e krijuar pas arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani. Gjatë takimit të tij e pranishme do jetë Guvernatorja e komanduar Elisabeta Gjoni si dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, Ardian Civici, Petraq Milo dhe Dhori Kule. Gjithashtu kryeministri Edi

Tiranë- Kryeministri Edi Rama takon paraditen e sotme drejtuesit e Bankës së Shqipërisë për të diskutuar në lidhje me situatën e krijuar pas arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani. Gjatë takimit të tij e pranishme do jetë Guvernatorja e komanduar Elisabeta Gjoni si dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, Ardian Civici, Petraq Milo dhe Dhori Kule.

Gjithashtu kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e djeshme një takim me Guvernatoren tashmë në detyrë, Elisabeta Gjoni dhe i shpreh asaj mbështetjen e qeverisë ndaj institucionit që ajo do të drejtojë.

Rama i ka shprehur Guvernatores qëndrimin e qeverisë e të shumicës qeverisëse në mbështetje të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë dhe të ekipit të teknicienëve të institucionit. Ai shprehu se ka besim të plotë tek Banka e Shqipërisë se do dalë më e fortë dhe më e sigurt dhe me transparente nga ky proces i vështirë. Më tej Rama ka vlerësuar se sistemi bankar në tërësi është solid e në rritje të ndjeshme.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar