Rama sqaron: CV bazë për të dhënat e burimeve njerëzore

Rama sqaron: CV bazë për të dhënat e burimeve njerëzore

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, ka reaguar pas kritikave lidhur me aplikimet online. Ai sqaroi se CV e kërkuara do të duhen për bazën e të dhënave të burimeve njerëzore dhe jo për prodhimin e një kulture antishtet, siç pretendojnë kritikët. “Disa po thonë publikisht se apeli im për të aplikuar online cilido që dëshiron

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, ka reaguar pas kritikave lidhur me aplikimet online. Ai sqaroi se CV e kërkuara do të duhen për bazën e të dhënave të burimeve njerëzore dhe jo për prodhimin e një kulture antishtet, siç pretendojnë kritikët.

“Disa po thonë publikisht se apeli im për të aplikuar online cilido që dëshiron të provohet për skuadrën e re për Shqipërinë, qenka prodhim i kulturës antishtet. Marrja në punë prej shtetit paska procedura që lidhen me vende bosh e me konkurse e me afate dhe jo me partinë. Por s’e kanë lexuar ose s’e kanë kuptuar, atë që kanë lexuar në apelin tim publik si kryeministër i zgjedhur. Jo si kryetar partie”, ka thënë Rama.

Në një shkrim të publikuar në rrjetin e tij social Facebook, Rama theksoi se CV  nuk po mblidhen për të ndarë vende pune, por për të bërë transparencë. “Ne nuk po mbledhim CV për të ndarë vende pune po për ta bërë reale e transparente, marrëdhënien mes çdo individi të gatshëm për të kontribuar në sektorin publik dhe institucioneve në kërkim të njerëzve të duhur. Sapo kemi hedhur me këtë nismë edhe farën e krijimit të një baze të dhënash për burimet njerëzore të këtij vendi. Të cilën dalëngadalë, do ta kthejmë në një institucion të mirëfilltë ku shteti ynë do të ketë të regjistruar kapitalin e kualifikuar njerëzor të Shqipërisë, brenda ose jashtë. Po kjo është një temë më vete”, shkruan ai.

Ndërkohë në vijim të sqarimit të tij, ai komentoi ecurinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të fazave të aplikimit. “Të gjithë ata që po aplikojnë do të njoftohen individualisht për çdo konkurs të hapur në sferën që lidhet me profesionin dhe eksperiencën e tyre. Në këtë mënyrë do të këpusim lidhjet e shkurtra të konkurseve farsë që janë zhvilluar tërë këto vite, përmes lajmërimesh në formën e trakteve të ngjitura kuturu dhe rezultatesh të parafabrikuara në dëm të lirisë së konkurrencës e të meritës. Dhe nga ana tjetër, do të kemi një instrument të ri monitorimi për trajtimin e burimeve njerëzore në procesin e organizimit e të zhvillimit të konkurseve”, sqaron më tej  Rama.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar