Në takimin e Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE, ku ishte i pranishëm Eurokomisioneri për Zgjerim Stefan Fyle u shënua një konflikt verbal ndërmjet Kreut të qeverisë me deputetin e PD-së, Arben Ristani. Gjatë diskutimit Rama theksoi se në tryezë ndodhen deputetë të PD-së, të cilët kanë qenë në burg. “Në këtë tryezë ka edhe
Në takimin e Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE, ku ishte i pranishëm Eurokomisioneri për Zgjerim Stefan Fyle u shënua një konflikt verbal ndërmjet Kreut të qeverisë me deputetin e PD-së, Arben Ristani.
Gjatë diskutimit Rama theksoi se në tryezë ndodhen deputetë të PD-së, të cilët kanë qenë në burg. “Në këtë tryezë ka edhe deputetë të PD-së që kanë qenë në burg”, tha Rama. Pas kësaj deklarate i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetit të PD-së, Arben Ristani. Ky i fundit i është kthyer Kryeministrit duke I thënë rrugaç duke theksuar se është pikërisht kjo arsyeja pse nuk ka komunikim me Kryeministrin Rama. “Ti je një kryeministër rrugaç.”- është shprehur Ristani.
I gjithë konflikti ka ndodhur në prani të komisionerit Fyle. Përplasja nuk është ndalur me kaq, por Ristani ka vijuar akuzat ndaj Kryeministrit. “Kur unë flas me ju,- ju drejtua ai komisionerit Fyle, kryeministri shan pas krahësh. Kjo është arsyeja pse nuk kemi komunikim me Ramën”- theksoi Ristani.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *