Rama: Projekti TAP thelbësor për marrëveshje të reja

0

Kreu i qeverisë Edi Rama, deklaroi sot gjatë vizitës së tij në Azerbajxhan, se nënshkrimi i marreveshjes së projektit TAP do të jetë shtysë në realizimin e shumë projekteve të tjera të natyrës së tij.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama theksoi dhe një herë rëndësisnë që ka ky projekt për vendin tonë duke premtuar gjithashtu se qeveria shqiptare e ka detyrim të paraqesë burimet e nevojshme njerëzore dhe materiale në shërbim të këtij projekti.

“TAP është një projekt i madh, por do të jetë më i madh kur ai hap rrugë për projekte të reja dhe inovative të përbashkëta si bashkimi i Shqipërisë, Kroacisë, Bosnje -Hercegovinës dhe Malit të Zi në një përpjekje të përbashkët për të promovuar TAP, i cili do të dërgojë gazin në tregjet e reja përmes Korridorit Jugor të Gazit”- përfunoi Rama.

/Erzen Carja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here