Rama prezanton sot kabinetin e ri qeveritar

Rama prezanton sot kabinetin e ri qeveritar

 Kryeministri Edi Rama pritet që të publikojë sot rreth orës 11 anëtarët e  kabinetit qeveritar. Burime nga selia roze  bëjnë të ditur se pjesën më të madhe të ministrive do ta ketë Partia Socialiste. I sigurt në krye të Ministrisë së Financave do të jetë Shkëlqim Cani, i cili ka qenë edhe Guvernator i Bankës

 Kryeministri Edi Rama pritet që të publikojë sot rreth orës 11 anëtarët e  kabinetit qeveritar. Burime nga selia roze  bëjnë të ditur se pjesën më të madhe të ministrive do ta ketë Partia Socialiste.

I sigurt në krye të Ministrisë së Financave do të jetë Shkëlqim Cani, i cili ka qenë edhe Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Deputeti  Sajmir Tahiri, i cili drejtoi  edhe fushatën e kësaj force në Qarkun e Tiranës, do të jetë Ministër i Brendshëm.

Ndërsa Ministria e Integrimit do të drejtohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Klajda Gjosha do të udhëheqë procesin e integrimit të vendit në bisedimet me Bashkimin Europian.

Deputeti  Erjon Veliaj, do të drejtojë Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.Ditën e sotme pritet që të zbardhet  i gjithë kabineti i kryeministrit të ardhshëm Edi Rama, si dhe do të bëhet publik edhe programi qeverisës pas përfundimit të diskutimeve midis grupeve të punës PS-LSI.

Rama deklaroi se kabineti i ri qeveritar do t’i nënshtrohet një ristrukturimi me qëllim efikasitetin e lartë dhe shkurtimin e shpenzimeve.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar