Rama prezanton këshilltarin e ri, ‘‘Maliqi për një rajon të integruar ‘‘

Rama prezanton këshilltarin e ri, ‘‘Maliqi për një rajon të integruar ‘‘

Kryeministri Edi Rama, gjatë ditës së sotme përmes rrjetit social facebook ka bërë publik emrin e një këshilltari të ri në kabinetin e tij qeverisës, sipas të cilit ai do të jetë Shkëlzen Maliqi. Në komentin e tij Rama ka theksuar se kabinetit i ri do të ndryshojë rrënjësisht, ndërsa pranë vetes do të ketë

Kryeministri Edi Rama, gjatë ditës së sotme përmes rrjetit social facebook ka bërë publik emrin e një këshilltari të ri në kabinetin e tij qeverisës, sipas të cilit ai do të jetë Shkëlzen Maliqi.

Në komentin e tij Rama ka theksuar se kabinetit i ri do të ndryshojë rrënjësisht, ndërsa pranë vetes do të ketë njerëz me cilësi të spikatura.

“Kabineti i ri i kryeministrit do të ndryshojë thellësisht. Numri i madh deri më sot i këshilltarëve do t’ia lërë vendin një bërthame strategjike njerëzish me cilësi të spikatura, të cilët do të luajnë rol kyç në përgatitjen e vendimmarrjes. Njëri prej tyre do të jetë edhe një intelektual i mirënjohur e i mosvarur, që do të vijë nga Prishtina, për të ndihmuar në jetësimin e rolit që parasheh për Shqipërinë në rajon programi ynë i Rilindjes – Shkëlzen Maliqi”, shkruan Rama.

Rama ka përmendur edhe marrveshjen e Kosovës me Serbinë ku ka theksuar se kjo marrveshje ka shënuar dhe fundin e konflikteve të mbartura nga ish-Jugosllavia duke i hapur rrugën një horizonti të ri zhvillimi në rajon.

‘’Shkëlzen Maliqi i është bashkuar Rilindjes me qëllim që rajoni të jetë pjesë e BE-së sa më shpejt’’, ka shkruar më tej Rama.

/Elona Tereziu/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar