Rama pret ministrat e Maqedonisë, Saraçini e Adimi

0

Kryeministri Edi Rama pret sot në një takim ministrin e Ekonomisë të Maqedonisë, Valon Saraçini dhe ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të këtij vendi, Abdilaqim Ademin.

Mendohet se në qendër të takimit do të jetë debati i ditëve të fundit për projektin e devijimit të lumit Radika në Maqedoni për ndërtimin e një HEC-i.

Në takim do të jenë të pranishëm edhe ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Pas takimit, rreth orës kryeministri Rama dhe ministrat Saraçini e Ademi do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here