Kryeministri Edi Rama pret sot në një takim ministrin e Ekonomisë të Maqedonisë, Valon Saraçini dhe ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të këtij vendi, Abdilaqim Ademin. Mendohet se në qendër të takimit do të jetë debati i ditëve të fundit për projektin e devijimit të lumit Radika në Maqedoni për ndërtimin e një HEC-i.
Kryeministri Edi Rama pret sot në një takim ministrin e Ekonomisë të Maqedonisë, Valon Saraçini dhe ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të këtij vendi, Abdilaqim Ademin.
Mendohet se në qendër të takimit do të jetë debati i ditëve të fundit për projektin e devijimit të lumit Radika në Maqedoni për ndërtimin e një HEC-i.
Në takim do të jenë të pranishëm edhe ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Pas takimit, rreth orës kryeministri Rama dhe ministrat Saraçini e Ademi do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *