Rama për pronat: Certefikat për ata që e punojnë tokën

Rama për pronat: Certefikat për ata që e punojnë tokën

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha në lidhje me çështjen e pronave, se ata që gjenden në tokën që punojnë do të jenë edhe pronarët legjitim të saj. Deklarata e kreut socialist erdhi gjatë takimeve që pati me banorë të qarkut të Elbasanit. “Është një problem që ka tri aspekte, ka raportin me pronarët,

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha në lidhje me çështjen e pronave, se ata që gjenden në tokën që punojnë do të jenë edhe pronarët legjitim të saj. Deklarata e kreut socialist erdhi gjatë takimeve që pati me banorë të qarkut të Elbasanit.

“Është një problem që ka tri aspekte, ka raportin me pronarët, ata që janë pronarë legjitimë, që kanë trashëguar apo pasuri të patundshme nga e kaluara, është rapori me fshatin dhe fermerin, ku ne do t’i qëndrojmë besnik parimit të shprehur, se ata që gjenden në tokën që punojnë, do të marrin certefikatën e tokës, dhe është raporti me gjithë kapitalin e investuar në shtëpitë që duhen legalizuar”, – tha kreu i PS-së.

Gjithashtu z . Rama akuzoi qeverinë në lidhje me menaxhimin që ka bërë në ndërtimin e rrugëve të reja, që sipas tij janë lënë të gjitha rrugëve. “Do ndryshojmë dy gjera, që janë themelore. E para, ne nuk do të shtrojmë më rrugë që mbeten rrugëve, siç kanë mbetur rrugët e këtyre. Fillo hap nga të katër anët dhe i lënë rrugët rrugëve”, – theksoi z. Rama

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar