Rama për CNN: Turqia partner strategjik dhe shembull për ne

Rama për CNN: Turqia partner strategjik dhe shembull për ne

Edi Rama ndodhet për një vizitë në Turqi dhe pritet që sot të takohet me kryeministrin turk, Taip Erdoğan. Takimi është paralajmëruar nga vetë Rama në rrjetin social “Facebook” (fejsbuk), si dhe gjatë një interviste të dhënë ditën e djeshme për CNN-in turk. Rama u pyet nga Hande Aşık, drejtoreshë e lajmeve me jashtë për

Edi Rama ndodhet për një vizitë në Turqi dhe pritet që sot të takohet me kryeministrin turk, Taip Erdoğan. Takimi është paralajmëruar nga vetë Rama në rrjetin social “Facebook” (fejsbuk), si dhe gjatë një interviste të dhënë ditën e djeshme për CNN-in turk.

Rama u pyet nga Hande Aşık, drejtoreshë e lajmeve me jashtë për CNN, në lidhje me qeverinë e passhtatorit. Gjatë intervistës kryeministri i ardhshëm tha se lufta ndaj korrupsionit është sfida më e madhe e qeverisë së tij. “Ne do të përpiqemi me sa kemi mundësi që të plotësojmë kushtet për të marrë statusin e vendit kandidat për BE”, tha Rama ndër të tjera.

Ndërsa në lidhje me takimin me Erdoğanin, Rama tha se e vlerëson figurën e tij dhe punën qëe ai ka bërë për Turqinë. “Turqia për ne është një partner strategjik dhe duke patur parasysh ndryshimet që kanë ndoshur vitet e fundit në këtë vend ne duam të marrim shembull prej saj. Për këtë edhe duam të forcojmë më tej marrëdhëniet e mira mes dy vendeve,” deklaroi Rama.

Ai gjithashtu promovoi edhe librin e tij “Kurbani” në gjuhën turke.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar