Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë ka dhënë një intervistë për BBC në Londër gjatë vizitës për të takuar ish-kryeministrin Tony Blair I pyetur mbi korrupsionin në vend, Rama u shpreh se kemi një program të veçcantë përmes së cilit synojmë të luftojmë korrupsionin në vend. “Korrupsioni është diçka që duhet luftuar dhe mund të luftohet.
Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë ka dhënë një intervistë për BBC në Londër gjatë vizitës për të takuar ish-kryeministrin Tony Blair
I pyetur mbi korrupsionin në vend, Rama u shpreh se kemi një program të veçcantë përmes së cilit synojmë të luftojmë korrupsionin në vend.
“Korrupsioni është diçka që duhet luftuar dhe mund të luftohet. Besojmë se në do të arrijmë të reformojmë gjithë sistemin. Ne kemi një program special për bankat dhe stabilitetin e sektorit financiar. Ky program mendoj se do të na ndihmojë shumë në përmisimin e buxhetit, por duhet të shikojmë se cili është realiteti në sektorin financiar. Programi ynë është i aplikueshëm” , tha Rama
I pyetur në lidhje me ngjarjen e 21 Janarit Rama tha: “Unë kam besim tek ndryshimi në këtë vend dhe një nga arsyet që ne ndjekim kërë këtë proces është për të dhënë një vendim të drejtë për të gjithë ata që janë përgjegjës për 21 janarin. Unë besoj fort se ka korrupsion, ka një sistem të korruptuar, por lufta kundër tij mund të bëhet me një sistem më të moderuar.”
Rama i ka cilësuar zgjedhjet e 23 qershorit të mira duke u shprehur optimist se vtin tjetër Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.
“Jemi në rrugë të mbarë drejt BE dhe zgjedhjet e 23 qershorit ishin një shtysë. Zgjedhjet ishin të mira dhe mendoj se pas testit të 23 qershorit KE mund të në japë përgjigje pozitive. Besoj se në dhjetor ose vitin e ardhshëm Shqipëria do të marrë statusin e kandidatit në BE” u shpreh Rama.
/Rovena Dupi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *