Rama paralajmëron deputetët: Nuk dua deklarata euforike ndaj Berishës

0

Momenti i dorëheqjes së Sali Berishës nga pushteti për shumë individë duhet të kishte reagime të ndryshme por nuk ndodhi kështu, pasi Edi Rama gjatë ditës së djeshme nuk pati një status në “Twitter” apo një deklaratë për tërheqjen e kundërshtarit politik, ndërsa në pak statuse në “Facebook”, kjo është komentuar në mënyra të ndryshme.

Duke mos mjaftuar kjo, kreu i socialistëve Rama, i ka porositur deputetët që të mos bëjnë deklarata euforike, por me qetësi të vijojnë punët, për të mos shkaktuar edhe provokim nga ana e elektoratit të djathtë.

Ndërkohë deputeti Ilir Beqaj pas dorëheqjes së kryeministrit shkroi dje në “Facebook” “Fjalimi i Berishës në ikje: Fund e krye fjala e një ish-komunisti të çmendur”.

Ndërsa, Erjon Braçe e ka komentuar kështu ikjen e Bëerishës nga pushteti: “Nuk iku! Tha: Do rri në qeveri deri në shtator, do rri në parti derisa të zgjedh pasardhësin! Por mbi të gjitha tha: Populli e kishte gabim! Ky nuk është dinjitet!”.

/Erzen Carja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here