Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Kinë ka mbajtur një leksion në universitetitn e Financës dhe Ekonomisë të Tianjinit, i cili rënditet në 15 universitet më të mira në Kinë. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpjegoi studentëve konceprin e “Rilindjes” sloganin me të cilin erdhi në pushtet. Sipas Ramës kolalicioni i qeverisë
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Kinë ka mbajtur një leksion në universitetitn e Financës dhe Ekonomisë të Tianjinit, i cili rënditet në 15 universitet më të mira në Kinë.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpjegoi studentëve konceprin e “Rilindjes” sloganin me të cilin erdhi në pushtet. Sipas Ramës kolalicioni i qeverisë së tij rilindje ndryshim qeverisje, e cila do tu jepte qytetarëve një qeveri të njerëzve për njerëzit dhe një kabinet qeverisës të udhëhequr nga ndjenja e detyrës e jo e pushtetit. Më tej Kreu i qeverisë shtoi se ajo çka është më e rëndësishme në jetë është të realizosh gjërat.
“Qeveria jonë e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit me moton e Rilindjes është e vendosur të ndryshojë modelin ekonomik të vendit, që si burim kryesor të të ardhurave ka pasur reminitancat nga emigracioni e si sektorin më jetësor industrinë e ndërtimit. Kjo është arsyeja pse në çeljen e një shtegu të ri që çon në zhvillimin ekonomik, jemi të vetëdijshëm se na duhet të mendojmë me maturi e të shfrytëzojmë në mënyrë të mençur vendodhjen tonë në zemër të Europës, pasuritë e popullsinë e dytë më të re të kontinentit europian.” u shpreh Rama në fjalën e tij
Në synimet e tij në vazhdim Rama shtoi se të paktën 70% e pronarëve të tokave, të zotorojnë titujt e plotë të pronësisë mbi tokën e tyre duke eleminuar në këtë mënyrë pagesat kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm, si informaliteti dhe çështjet e pronësisë.
Në të njëjtën kohë janë ndërmarrë edhe një sërë reformash në tatime dogana, reforma administrative në këtë formë qeveria po trajton një sërë problemesh që janë thelbësore si për ekonominë ashtu edhe për qeverinë.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *