Kryeministri Edi Rama jep miratimin për rikonstruksionin e stadiumit të Elbasanit “Ruzhdi Bizhuta”, ku do të zhvillohen ndeshjet e përfaqësueses shqiptare për eliminatoret e “Euro 2016”. Kryeministri zhvilloi një takim me presidentin e FSHF-së, Armando Duka dhe me trajnerin e kombëtares Xhani de Biazi, ku temë kryesore e diskutimeve ishte çështja e stadiumit. Prishja e
Kryeministri Edi Rama jep miratimin për rikonstruksionin e stadiumit të Elbasanit “Ruzhdi Bizhuta”, ku do të zhvillohen ndeshjet e përfaqësueses shqiptare për eliminatoret e “Euro 2016”.
Kryeministri zhvilloi një takim me presidentin e FSHF-së, Armando Duka dhe me trajnerin e kombëtares Xhani de Biazi, ku temë kryesore e diskutimeve ishte çështja e stadiumit. Prishja e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” duket se po merr rrugë zyrtare, duke hapur mundësinë e fillimit të projektit për stadiumin e ri.
Ndërkohë, projekti për rikonstruksionin e stadiumit të Elbasanit kap vlerën e 1.6 milionë eurove, çka do të bëjë të mundur që kombëtarja kuqezi të mos emigrojë jashtë vendit për të zhvilluar eliminatoret deri në ndërtimin e stadiumit të ri që parashikohet të ngrihet pikërisht mbi rrënojat e “Qemal Stafës”.
Në bisedën që kryeministri zhvilloi me kreun e FSHF-së i konfirmoi gjithashtu edhe takimin me presidentin e UEFA-s, Mishel Platini, i cili do të vizitojë Tiranën më datë 19 shkurt.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *