Rama nuk refuzon vizitën në Beograd, i vendosur për të shkuar përpara

Kryeministri, Edi Rama nuk do të anullojë vizitën në Beograd më 22 tetor, për shkak të akuzave që politikanët serbë kanë bërë për vëllain e tij për incidentin e ndeshjes. Këtë deklaratë e citon agjencia “Reuters”, të cilën Rama e ka bërë gjatë një fjalimi të tij në universitetin “Harvardit” në SHBA. “Ai tha se

Kryeministri, Edi Rama nuk do të anullojë vizitën në Beograd më 22 tetor, për shkak të akuzave që politikanët serbë kanë bërë për vëllain e tij për incidentin e ndeshjes. Këtë deklaratë e citon agjencia “Reuters”, të cilën Rama e ka bërë gjatë një fjalimi të tij në universitetin “Harvardit” në SHBA.

“Ai tha se nuk do të lejojë akuzat e bëra nga zyrtarët serbë, se vëllai i tij kishte qenë përgjegjës për incidentin në stadium, të prishi planet e tij për të vizituar kryezytetitn serb në 22 tetor, në atë që do të jetë vizita e parë në Beograd e një udhëheqësi shqiptar prej 70 vjetësh. Ne nuk duhet të nxitemi nga kjo lloj politike e së kaluarës dhe nga urrejtja e së kaluarës. Ne nuk duhet të nxitemi nga ajo që ndodhi në një lojë futbolli.” citoi Reurters  Kryeministrin Rama, duke vijuar: “Unë jam shumë i vendosur përtë shkuar përpara.”

Ndërkohë në një tjetër intervistë të dhënë për televizionin “France24” direkt nga Bostoni, Rama e cilësoi incidentin një tentativë të dëshpëruar për t’ia vënë fajin Shqipërisë, kur ndeshja e futbollit u transformua në një arenë raciste etnike.  Lidhur me vizitën në Beograd Rama nuk dha një përgjigje të qartë ndërkohë që u shpreh se do të vazhdojë rrugën e dialogut dhe kooperimit në rajon.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar