Rama në “Twitter”: Sot paraqes strukturën e qeverisë së re

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama do të paraqesë ditën e sotme strukturën e qeverisë së re. Përmes një publikimi në rrjetin social Twitter ai shkruan: “Sot në 15.00 live tv paraqes strukturën e qeverisë së re”. Në një deklaratë për shtyp pritet me interes ndarja e dikastereve ministrore mes Partisë Socialiste dhe aleatit të saj

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama do të paraqesë ditën e sotme strukturën e qeverisë së re.

Përmes një publikimi në rrjetin social Twitter ai shkruan: “Sot në 15.00 live tv paraqes strukturën e qeverisë së re”.

Në një deklaratë për shtyp pritet me interes ndarja e dikastereve ministrore mes Partisë Socialiste dhe aleatit të saj Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ajo që dihet deri më tani është pozicioni i dy lidërve të majtë, ku Edi Rama do të jetë kryeministër dhe Ilir Meta kryetar kuvendi.

Një ditë më parë të dy lidërët e së majtës u takuan , ndërsa i pyetur në lidhje me strukturën e qeverisë së re Meta ia kaloi përgjegjësinë Ramës.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar