Rama në Elbasan: Stop presionit mbi rrogëtarët!

Rama në Elbasan: Stop presionit mbi rrogëtarët!

Kryesocialisti Edi Rama, gjatë prezantimit të kandidatëve të Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, akuzoi qeverinë se po ushtron presion psikologjik dhe kriminal ndaj rrogëtarëve të shtetit, me qëllim për t’u marrë votën. “Dy fjalë për presionet që po rriten mbi të gjithë ata që shteti duhet t’i respektonte si shërbëtore të popullit, por që

Kryesocialisti Edi Rama, gjatë prezantimit të kandidatëve të Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, akuzoi qeverinë se po ushtron presion psikologjik dhe kriminal ndaj rrogëtarëve të shtetit, me qëllim për t’u marrë votën.

“Dy fjalë për presionet që po rriten mbi të gjithë ata që shteti duhet t’i respektonte si shërbëtore të popullit, por që pushteti i trajton si skllevër, duke i kërcënuar me bukën e gojës. Mbi rrogëtarët e shtetit po bëhet presion kriminal, për t’i detyruar që t’i bashkohen fushatës së partisë familjare të kryeministrit dhe për t’i dhunuar psikologjikisht me qëllim që t’u marrin votën. Ne u themi të gjithëve mos u përulni, ruajeni vendin e punës, por mos u përulni. Zotohemi publikisht se çdo drejtor shkolle, çdo drejtor spitali, çdo drejtor i çdo pjese të shtetit që është i angazhuar për të ushtruar terror psikologjik mbi rrogëtarët, pas 23 qershorit do të dalë përpara përgjegjësisë ligjore dhe penale. Ne vijmë përpara popullit shqiptar me premtimin që t’i japim këtij vendi lirinë, çdo qytetari të këtij vendi lirinë për të menduar çfarë të dojë, për të thënë atë që mendon, për të bërë biznes dhe për të mos u kërcënuar apo dhunuar për shkak të bindjeve të tij. Pas 23 qershorit Shqipëria do të marrë frymë lirisht”, deklaroi kreu i opozitës.

Premtimet më kryesore që bëri z. Rama në qarkun e Elbasanit ishin hapja e 300 mijë vendeve të reja të punës, si dhe heqjen e taksës për biznesin e vogël. “Sot ne jemi këtu së bashku, jemi angazhuar që të gjithë që të ndërmarrim rrugëtimin drejt një rilindjeje të re shqiptare, drejt rivendosjes së dinjitetit të çdo njeriu të lirë përmes punës. Ne jemi angazhuar që ta kthejmë katërvjeçarin e ardhshëm në katërvjeçarin e një beteje për të hapur 300 mijë vende të reja pune. Jemi të angazhuar që të heqim taksën për biznesin e vogël, e duke shkuar më tutje me vendosjen e një sistemi të taksimit të ndershëm, në mënyrë që kush fiton më pak, të paguajë më pak dhe kush fiton më shumë, të paguajë më shumë”, theksoi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Lista e kandidatëve në qarkun e Elbasanit:

  1. Ben Blushi
  2. Damian Gjiknuri
  3. Evis Kushi
  4. Alfred Peza
  5. Taulant Balla
  6. Musa Ulqini
  7. Arben Kamami
  8. Ilir Bejtja
  9. Luljeta Arapi
  10. Agim Leka
  11. Kastriot Gurra
  12. Mehdi Pepa
  13. Altin Ago
  14. Ymer Tola

 

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar