Rama – Meta: “Nuk do të zhgënjejmë njeri”

Rama – Meta: “Nuk do të zhgënjejmë njeri”

Ndodh shpesh që në politikën shqiptare, të shohim një bashkëpunim të thellë ndërmjet partive politike ekzistuese në vendin tonë. Ajo që mbetet për t’u theksuar, është fakti që ky bashkëpunim tregon që “Po, Shqipëria mund të bëhet me shqiptarët” sepse politikanet tanë tregohen të gatshëm të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, e sidomos kur bie fjala për

Ndodh shpesh që në politikën shqiptare, të shohim një bashkëpunim të thellë ndërmjet partive politike ekzistuese në vendin tonë.

Ajo që mbetet për t’u theksuar, është fakti që ky bashkëpunim tregon që “Po, Shqipëria mund të bëhet me shqiptarët” sepse politikanet tanë tregohen të gatshëm të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, e sidomos kur bie fjala për koalicion politik.

Këtë radhë, kreu i LSİ, në një bashkëbisedim me petagoget e UET, deklaron se nuk e ka problem te bashkëpunojë me opozitën pasi edhe vetë LSİ, është një parti e cila ka lindur ne opozitë. Meta premtoi se edhe nëse partia bashkëpunuese nuk i fiton zgjedhjet e 23 qershorit, LSİ do te mbajë një qëndrim neutral ashtu sikunder është tani në koalicion me PS duke thëne se nuk kanë për të zhgënjyër njeri.

Të njëjtën gjë ka premtuar edhe kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, në një takim në qarkun e Shkodrës ku dhe ka prezantuar kadidatët për deputete të këtij qarku.

“Kam besim të plotë te LSİ-ja, se po të mos kisha besim, nuk do ta kishim bërë këtë Aleancë për Shqipërinë Europiane dhe jam i bndur se nuk do të zhgënjejmë asnjeri”, – deklaroi Rama.

/Sidorela Jança/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar