“Rama-Meta, AMA për interesa klienteliste dhe financiare”

Partia Demokratike denoncoi sot qëndrimin e mazhorancës në shkelje të ligjit dhe rregullores së Kuvendit për shkarkimin e kryetares së AMAs. Në një deklaratë për shtyp deputeti i PD-së, Luciano Boci tha se javën e shkuar në një memo e falsifikuar e Shërbimit të Monitorimit, u tentua të futej për vendimmarrje në axhendën e Komisionit

Partia Demokratike denoncoi sot qëndrimin e mazhorancës në shkelje të ligjit dhe rregullores së Kuvendit për shkarkimin e kryetares së AMAs. Në një deklaratë për shtyp deputeti i PD-së, Luciano Boci tha se javën e shkuar në një memo e falsifikuar e Shërbimit të Monitorimit, u tentua të futej për vendimmarrje në axhendën e Komisionit të Edukumit e Medias nën presionin e përfaqësuesve të mazhorancës.

“Lidhur me AMA-n Kryeministri Rama urdhëroi tërheqjen e amendamentit Peza 2, por këtë vetëm pasi partneri Meta kishte urdhëruar Shërbimin e Monitorimit që, në kundërshtim me ligjin, me faktet e me veten, të shpallte të shkarkuar kryetaren e AMA-s. Ndërkohë kryetari i kuvendit Meta fsheh letrën e OSBE ku i kërkohet që të tërhiqet nga zaptimi i AMA-s dhe të procedohet me konsensus. Po kështu është shprehur zyrtarisht edhe Komisioni Europian.”-u shpreh Boci në deklaratën e tij.

Ai shtoi se deputetët e mazhorancës do të bëjnë kallëzim penal për përgjegjësit e falsifikimit të memos, duke shtuar se, PD do të kundërshtojë cdo tentativë të Rama-Metës për zaptimin e AMA-s.

 /Sidorela Janca/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar