“Një takim përtej parashikimeve” e cilësoi kryeministri Rama bisedën e tij me presidentin e Francës, Hollande. Gjatë takimit që u zhvillua pasditen e djeshme në pallatin Elysee, presidenti Hollande shprehu mbështetjen e Francës për integrimin europian të Shqipërisë. Presidenti Hollande theksoi gjithashtu, se Shqipëria shihet si vend stabiliteti në rajonin ballkanik. Për marrëdhëniet ndërmjet dy
“Një takim përtej parashikimeve” e cilësoi kryeministri Rama bisedën e tij me presidentin e Francës, Hollande. Gjatë takimit që u zhvillua pasditen e djeshme në pallatin Elysee, presidenti Hollande shprehu mbështetjen e Francës për integrimin europian të Shqipërisë.
Presidenti Hollande theksoi gjithashtu, se Shqipëria shihet si vend stabiliteti në rajonin ballkanik.
Për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, presidenti francez vlerësoi rritjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe kulturës, por edhe bashkëpunimin ushtarak e policor.
Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama e falenderoi presidentin Francios Hollande për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Shqipërisë.
Rama e ftoi Presidentin Hollande të vizitojë Tiranën dhe Hollande e konsideroi ftesën si nje vizitë që mund të bëhet realitet në një kohë të afërt.
Në këtë takim merrnin pjesë dhe Ministri i Jashtem francez, Laurent Fabius, dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.
/Panajot Dybeli/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *