Rama mbyll takimin në Shkodër: Piketa të qarta për 100 ditët e para

0

Mbledhja dy ditore e qeverisë së majtë drejtuar nga kryeministri i zgjedhur, Edi Rama u mbyll mesditën e sotme në Shkodër.

Mësohet se në këtë mbledhje kanë vijuar diskutimet për programin e qeverisë, marrjen e detyrës gjatë muajit shtator dhe prioritetet e secilit dikaster për 100 ditët e para.

Mbledhja e Shkodrës ashtu si dhe ajo e Vlorës ka qenë e ndaluar për pjesmarrjen e mediave. Përmes rrjeteve social “facebook” dhe “twitter” Rama shkruan se e vlerëson kabinetin si një skuadër të gatshme për të merituar besimin e 23 qershorit, gjithashtu ka ndarë për publikun një sërë foto nga kjo mbledhje.

“Vendosen në Shkodër piketa të qarta për 100 ditët e para, si edhe për 300 ditët që do të përcaktojnë natyrën e qeverisjes dhe cilësinë e marrëdhënies me njerëzit”- shkruan Rama

Në përfundim të kësaj mbledhje Rama shkruan në rrjetet sociale, se është ndjerë mrekullar nga pritja e qytetarëve të Shkodrës.

“ I mrekulluar nga përzemersia e besimi i qytetarëve që takova në rrugët e Shkodrës. Do t’ua kthej me punë të ndershme e të palodhur per ta.” Shkruan Rama në rrjetet sociale “facebook” dhe” twitter”.

/Rovena Dupi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here