Mbledhja dy ditore e qeverisë së majtë drejtuar nga kryeministri i zgjedhur, Edi Rama u mbyll mesditën e sotme në Shkodër. Mësohet se në këtë mbledhje kanë vijuar diskutimet për programin e qeverisë, marrjen e detyrës gjatë muajit shtator dhe prioritetet e secilit dikaster për 100 ditët e para. Mbledhja e Shkodrës ashtu si dhe
Mbledhja dy ditore e qeverisë së majtë drejtuar nga kryeministri i zgjedhur, Edi Rama u mbyll mesditën e sotme në Shkodër.
Mësohet se në këtë mbledhje kanë vijuar diskutimet për programin e qeverisë, marrjen e detyrës gjatë muajit shtator dhe prioritetet e secilit dikaster për 100 ditët e para.
Mbledhja e Shkodrës ashtu si dhe ajo e Vlorës ka qenë e ndaluar për pjesmarrjen e mediave. Përmes rrjeteve social “facebook” dhe “twitter” Rama shkruan se e vlerëson kabinetin si një skuadër të gatshme për të merituar besimin e 23 qershorit, gjithashtu ka ndarë për publikun një sërë foto nga kjo mbledhje.
“Vendosen në Shkodër piketa të qarta për 100 ditët e para, si edhe për 300 ditët që do të përcaktojnë natyrën e qeverisjes dhe cilësinë e marrëdhënies me njerëzit”- shkruan Rama
Në përfundim të kësaj mbledhje Rama shkruan në rrjetet sociale, se është ndjerë mrekullar nga pritja e qytetarëve të Shkodrës.
“ I mrekulluar nga përzemersia e besimi i qytetarëve që takova në rrugët e Shkodrës. Do t’ua kthej me punë të ndershme e të palodhur per ta.” Shkruan Rama në rrjetet sociale “facebook” dhe” twitter”.
/Rovena Dupi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *