Rama mbledh grupin: Nëse votohej sot, merrnim 56 %

0

Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë fundjavë grupin parlamentar të Partisë Socialiste në një prej restoranteve të zonës së Dajtit.

Në drekën që ka zgjatur për më shumë se tre orë, është diskutuar në lidhje me emërimet e fundit të qeverisë, por edhe për ecurinë e punës këto ditë.

“A1 Report” bën të ditur se në tryezë është folur edhe për një sondazh të realizuar së fundmi, nga i cili rezulton se nëse do votohej sot, mazhoranca do të rikonfirmohej me 56 për qind të votave.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here