Kryesocialisti dhe një kohësisht kryeministri i ardhshëm i vendit, në emër të qeverisë që pritet të marrë pushtetin në shtator, ka mbështetur ndërhyrjet ushtarake të forcave aleatë të NATO-s. Ndër të tjera Rama tha se me marrjen e detyrës në Kuvend, ai do të mbështesë çdo operacion në Siri. Ai tha në fjalën e tij
Kryesocialisti dhe një kohësisht kryeministri i ardhshëm i vendit, në emër të qeverisë që pritet të marrë pushtetin në shtator, ka mbështetur ndërhyrjet ushtarake të forcave aleatë të NATO-s. Ndër të tjera Rama tha se me marrjen e detyrës në Kuvend, ai do të mbështesë çdo operacion në Siri.
Ai tha në fjalën e tij përpara mediave: “ Si qeveria e re e Shqipërisë ne do të jemi kurdoherë dhe me çdo çmim në lartësinë e borxhit të pashlyeshëm historik, ndaj aleatëve që mbështetën aspiratën e shqiptarëve për liri. Edhe sot ne jemi njësh me ta në shprehjen e revoltës ndaj regjimit të Damaskut dhe përgjegjësisë për t’iu kundërpërgjigjur ushtarakisht politikës shfarosëse të armëve kimike”.
Kreu i Partisë Socialiste shtoi se me marrjen e detyrës së re, do të mbështesë me të gjithë kapacitetin e mundshëm çdo ndërhyrje të NATO-s.
“Jam i bindur se Kuvendi i Shqipërisë do të jetë unanim për të përballuar çdo kërkesë që do të vijë nga NATO dhe do të jemi të pakursyer për të qëndruar pranë popullit sirian në këto momente të vështira”, – është shprehur Rama.
/Bekim Bici/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *