Rama: Koha e përrallave duhet të përfundojë

0

Partia Socialiste prezanton kandidatët për deputetë në Delvinë. Gjatë fjalës së tij Edi Rama i beri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë t’i drejtohen kutive të votimit më 23 qershor për të larguar nga pushteti qeverinë aktuale.

“Përrallat duhet të mbarojnë pasi shqiptarët kanë më shumë se 20 vjet që janë të pashpresë dhe të papunë. Ka nga ata që nuk duan të votojnë sepse kanë humbur shpresën. Unë u them atyre që vota ka fuqinë e ndëshkimit dhe çdo njeri ka detyrën që ta përdorë fuqinë e ndëshkimit për ata që kanë punuar për vete. Unë ju siguroj se nëse na vini në provë duke na dhënë mandatin, nuk do të zhgënjeheni dhe nuk do ju tradhëtojmë kurrë”, – u shpreh Rama.

/Nexhat Hoxha/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here