Rama-Ivanovit: Të shqetësuar për bashkëjetesën në Maqedoni

Rama-Ivanovit: Të shqetësuar për bashkëjetesën në Maqedoni

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim presidentin e Maqedonisë, George Ivanov, i cili ndodhet prej dy ditësh në Shqipëri.  Në një konferencë për media, Rama shprehu besimin në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, ndërsa theksoi se integriteti i Maqedonisë për Shqipërinë është shumë i rëndësishëm. “Jemi të shqetësuar për zbatimin e marrëveshjeve për mbarëvajtjen

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim presidentin e Maqedonisë, George Ivanov, i cili ndodhet prej dy ditësh në Shqipëri. 

Në një konferencë për media, Rama shprehu besimin në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, ndërsa theksoi se integriteti i Maqedonisë për Shqipërinë është shumë i rëndësishëm.

“Jemi të shqetësuar për zbatimin e marrëveshjeve për mbarëvajtjen e bashkëjetesës me shqiptarët në Maqedoni. Presidenti Ivanov u interesua për situatën e pakicave maqedonase në Shqipëri. Dua të shpresoj dhe besoj qe sëbashku si miq dhe si fqinj ne do të çojmë përpara një proces bashkepunimi, ku zbatimi me rigorozitet i mekanizmave te rëna dakord për të harmonizuar bashkëjetesen mes pjesës maqedonase dhe pjesës shqiptare të jetë i padiskutueshem”, tha kryeministri Rama.

Ndërsa presidenti Ivanov tha se në takimin me Ramën është diskutuar për ndërmarrjen e projekteve të përbashkëta me Shqipërinë. Gjithashtu ai theksoi se e ardhmja evropiane i detyron dy vendet të punojnë për plotësimin e kërkesave të BE-së.

/Erilda Sulika/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar